Kushtet e perdorimit

1. TE PERGJITHSHME

Modifikuar per here te fundit me date: 24 Dhjetor 2016

UAIBO eshte nje platforme promovimi, manaxhimi apo administrimi pasurish te paluajtshme. Nese ju zgjidhni te perdorni sherbimet, atehere jeni dakort me keto kushte. Kushtet mund te modifikohen here pas here dhe do te publikohen gjithmone ne kete faqe. Sherbimet mund te shtohen, modifikohen apo pezullohen ne cdo kohe apo te vendosen limite per sherbime te vecanta me pagese. UAIBO ka te drejte te perditesoje automatikisht sherbimin ne versione me te reja. Ju nuk keni te drejte qe te beni tregti duke perdorur logon, emrin, apo opsionet e UAIBO vetem nese administratoret kane lejuar dicka te tille.

2. KRIJIMI I LLOGARISE

Ju pranoni se te dhenat te cilat do te perdoren per krijimin, modifikimin e llogarise do te jene te sakta. Nese perfaqesoni nje kompani atehere UAIBO rezervon te drejten per te kerkuar nje autorizim ne kompanine qe ju perfaqesoni. Cdo llogari UAIBO eshte vetem per nje perdorues dhe ju keni pergjegjesi per te ruajtur konfidencialitetin e fjalekalimit tuaj dhe se cdo aktiviet permes llogarise tuaj vjen nga ju. Nese ju besoni se llogaria juaj eshte vjedhur apo po perdoret nga dikush tjeter atehere ju duhet te kontaktoni menjehere ne adresen email: [email protected]

3. PERMBAJTJA E INFORMACIONIT

Pasurite e paluajtshme jane dhe mbeten ne pronesine tuaj, nderkohe informacioni qe ju publikoni dhe mund te modifikoni gjithashtu mund te shtohet, modifikohet, fshihet edhe nga UAIBO per te permiresuar cilesine e sherbimit ndaj vizitoreve apo klienteve te tjere. Ju pranoni se informacioni qe ju publikoni ka te drejten tuaj te autorit apo ju jeni i autorizuar per publikimin e ketij informacioni. Kopjimi nga UAIBO i informacionit per perdorim jo-personal eshte i ndaluar. Publikimet duhet t'i permbahen rregullave etike dhe permbajne sa me shume informacion rreth pasurive tuaja, nderkohe qe UAIBO rezervon te drejten e fshirjes kur informacioni eshte i paplote apo i pasakte. UAIBO rezervon te drejten e shperndarjes se informacionit tuaj, me ane te kanaleve te tjera informuese si p.sh. RSS.

4. KOMISIONET DHE PAGESAT

UAIBO rezervon te drejten qe ne cdo kohe te vendose komision per akses ne pjese te vecanta te sherbimit dhe se ky komision do te behet aktiv vetem pas miratimit nga ana juaj per te paguar.

5. KOMUNIKIMI ME UAIBO

Ju mund te komunikoni me UAIBO permes adreses email: [email protected]. Duke krijuar nje llogari ju i jepni UAIBO te drejte per t’ju kontaktuar dhe ofruar produkte apo sherbime ne interesin tuaj.

Nese UAIBO ne menyre te arsyeshme beson se ju nuk po i permbaheni ketyre kushte, atehere kjo mund te sjelle bllokimin e aksesit ne platformen tone.