Shites, lereni ne dore te agjenteve imobiliare

Shites, lereni ne dore te agjenteve imobiliare

A duhet te qendroj apo duhet te iki ne kohen qe shtepia ime eshte duke u vizituar nga nje bleres potencial?

agjent imobiliar profesionist
Ne foto eshte nje agjente imobiliare gjate vizites prezantuese se shtepise dhe nje cift i ri qe po shikojne shtepine

Shumica e agjenteve imobiliare vene ne dukje me takt se kur bleres potencial vijne per te pare shtepine tuaj eshte me mire qe ju te largoheni nga vendi.

Bleresit nuk duhet te shohin pronaret teksa fantazojne ne lidhje me shtepine e tyre. Kur kjo ndodh ata marrin nje shije te pakendshme dhe ndihen sikur jane te huaj ne shtepine e tyre te ardhshme. Kjo i ben bleresit te shohin dhe te eksplorojne me shpejt ambjentin pa i lejuar ata te futen ne brendesi dhe te eksplorojne edhe detaje, pra te ndihen te lire qe po eksplorojne shtepine e tyre.

Arsyeja sepse pronaret kane deshire te qendrojne ne shtepi eshte sepse ata besojne se agjentet e tyre imobiliare mund te mos jene ne gjendje ti pergjigjen te gjitha pyetjeve qe shitesit kane dhe duan te nxjerrin gjithmone ne pah tiparet me te rendesishme qe prona e tyre ka. Ata mendojne pergjithesisht se shitja e prones behet me mire ne rastin kur gjate vizites diskutohen gjerat pozitive.

Sigurohuni qe agjenti juaj imiboliar te jete i trajnuar mire ne “tregtine e shtepive” dhe ne njohjen e bleresit. Mos e bombardoni me informacion duke thene te gjitha pernjehere, sepse edhe pershtypja qe do te lini nuk do te jete e favorshme. Agjenti imobiliar duhet ti lejoje bleresit ne nje fare menyre te “eksploroje ambjentin” dhe te shohe tipare te shtepise me nje ritem normal, pra me ritmin qe bleresi ka dhe pa ngut.

Disa pronare zgjedhin te presin jashte ne makinen e tyre apo edhe ne oborr, gje qe eshte e mire, por jo ideale. Edhe ne kete rast ne qofte se bleresit e ardhshem e dine qe dikush “i pret jashte” ata do te shpejtojne viziten, per te pare nje prone tjeter qe eshte ne listen e tyre ku mund te ndihen me rehat.

Pershtatuni me kete sepse eshte nje pjese sfiduese ne shitjen e nje ambjenti dhe lirimi i shtepise ne momentin e vizites eshte shume i rendesishem edhe pse ju mund te duhet te kujdeseni per femijet apo te gatuani vaktin tuaj.

Megjithate, ju doni qe bleresit te kalojne sa me shume kohe ne shtepine tuaj, duke parashikuar mundesine qe ato nje dite do te jetojne aty. Keshtu qe te shkoni ne shtepine e nje fqinji per vizite, ne librari apo pazar,… etj pra ne cdo vend tjeter. Ky shqetesim i vogel do te jete nje investim ne afat te gjate.

Comments are closed.