Si mund te informoheni para se te blini apo merrni me qera nje prone?

Si mund te informoheni para se te blini apo merrni me qera nje prone?

Nga sot ju do te keni mundesi te perdorni UAIBO.com ndryshe nga cdo website tjeter.

Shpesh here eshte e veshtire dhe gati behet stresuese gjetja e nje shtepie per te blere, zgjedhja e ambjentit te duhur per te nisur nje aktivitet… Duke futur ne mes edhe marketingun qe na bombardon me reklama te panumerta per “alternativat e ndryshme te blerjes se shtepise ideale”, gjithcka veshtiresohet edhe me shume. Nderkohe nuk mungon edhe pjesa e gjetjes ne realitet dhe jo me premtime false e alternatives qe na duhet dhe permbush kerkesat tona te cilat nuk kane sesi te jene te pakta kur behet fjale per nje nga zgjedhjet me te rendesishme qe marrim ne jete.

Atehere cila eshte menyra me e mire per te blere nje prone?

Pergjigja eshte teper komplekse!

Nga njera ane kemi pronare pronash te cilet zgjedhin te publikojne informacione ne website te ndryshme pa pershkruar ato, apo edhe pa fotografi. E si mund te mendohet kjo ne vitin 2017?! Informacioni eshte nje rrjesht, “Apartament me qera ne tirane ne bulevard…. Cmimi x Leke i negociueshem”. Nese ky informacion eshte pike nisja e pare per te “CLICK” dhe terhequr drejt informacionit te plote, nese ai eshte i cunguar atehere ky informacion nuk ka vlere.

Pikerisht pra platforma informacioni te ndryshme vleren e marrin nga cilesia dhe saktesia e informacionit qe transmetojne. Nese ky informacion nuk paraqitet sic duhet apo eshte i paplote, atehere ekziston mundesia e zhvleresimit te nje prone te mire apo vice versa. Per kete krijuam nje rubrike te pronave me foto premium, ne te cilen mund te shikohen & filtrohen prona nga me te ndryshmet te cilat kane fotografi.

Por jo vetem kaq…

Shume prej jush, sic u permend edhe me lart mund ta kene perjetuar cdo thote marketingu ne internet me emaile pa fund te cilat vijne ore e cast dhe na “shqetesojne” me njoftime per te cilat per ne nuk eshte se kane ndonje vlere te vecante. Per kete ndermorrem disa hapa te cilat na diferencojne nga tregu.

Tani, do te shikoni nje rubrike te pronave me interes per ju. Kjo rubrike ne formatin e disa njoftimeve te vecanta mbushet me te dhena sipas preferencave qe ju keni dhe nuk eshte nje rubrike e ngurte, pasi edhe vete tregu nuk eshte i ngurte. Ajo perditesohet vazhdimisht duke u shenuar e zene apo e shitur apo edhe e shikuar nga ju. Kjo do t’ju sherbeje shume nese ju po kerkoni per nje prone te vecante pasi do te dini ne cdo moment se cilen prone e keni pare dhe cilen jo dhe do te shikoni sesi prona te ndryshme futen ne treg me cmimet perkatese. Kjo nuk do te thote qe do te qendroni gjithmone online, e te shikoni ndryshimet e rubrikes, sepse per cdo prone te re te publikuar, e cila eshte pjese e kerkesave tuaja, do te njoftoheni menjehere me email.

Per te gjithe ju te cilet keni ende dyshime nese po beni zgjidhjen e duhur, lejoni teknologjine t’ju ndihmoje sepse ajo punon ne menyre automatike sipas kerkesave tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − 17 =