Si te gjeni shtepine perfekte per ju? – 9 hapa te thjeshta

Si te gjeni shtepine perfekte per ju? – 9 hapa te thjeshta

Edhe nese jeni nje i ri qe do te jetoni per here te pare vetem apo nese po shkoni te merrni e te paguani nje shtepi me kredi me keste mujore, gjetja e nje nje shtepie per t’u marre me qera kerkon disa pergatitje per “gjuetine”. Gjetja e vendit te duhur, dhe e cmimit te duhur nuk eshte nje detyre e thjeshte, por nuk eshte e pamundur.

Gjetja e shtepise ideale, apo gjetja e nje shtepie me qera, kerkon angazhimin tuaj per nje proces te cilin e kemi ndare ne hapat me poshte per t’ju thjeshtuar punen tuaj.

SHTEPI ME QERA
Ne foto nje imazh promocional i nje shtepie me tabele “JEPET ME QERA”

Keshilla per gjetjen e shtepise se re apo te shtepise me qera

1. Percaktoni fillimisht se sa “ju mban xhepi”

Ekspertet e fushes, sugjerojne se qeraja duhet te jete tek 20% e te ardhurave mujore, maksimumi 30%. Per shembull, nese ju keni te ardhura €1,000 cdo muaj, ju duhet te kerkoni per dicka qe kushton tek €200 maksimumi €300. Nje mini studim i buxhetit personal perpara se te kerkoni per apartamentin, vilen apo shtepine tuaj, do t’ju ndihmoje ne gjetjen e rangut te cmimit, por mund t’ju ndihmoje edhe ne shkurtimin e disa shpenzimeve ne menyre qe te perballoni nje qera edhe me te shtrenjte. Pas shqyrtimit te shifrave ju p.sh. mund te hiqni dore nga nje abonim i shtrenjte TV, apo interneti ne menyre qe te keni mundesine qe te keni me shume hapesire per buxhetin tuaj te qerase, nese gjeni dicka interesante.

Krijoni buxhetin tuaj me nje tabele te thjeshte apo sherbime online si Mint apo PearBudget. Detajoni te ardhurat tuaja dhe shpenzimet ne shpenzime fikse si edhe ato te ndryshueshme, nga ku ju mund te perfitoni duke reduktuar disa.

2. Kosto me te ulta per qera

Ka disa gjera te rendesishme qe ju mund te beni per te gjetur nje shtepi te lire me qera:

  • Shikoni jashte zones Urbane. Jetesa ne qender te qytetit mund te duket si prioriteti, por nuk ka kuptim nese ju nuk mund te perballoni qerane. Ne vend te kesaj kerkoni per apartamente ne nenzona apo jashte unazave te qyteteve ku ju leverdis me teper sipas largesise nga angazhimet tuaja te perditshme.
  • Konsideroni kostot e transportit. Zonat urbane ne pergjithesi kerkojne nje buxhet transporti me te ulet, duke qene se keni mundesine e zgjedhjes ndermjet mjeteve te ndryshme te transportit publik apo privat. Gjithsesi ju duhet t’i studioni ato.
  • Gjeni nje shok/shoqe dhome. Ju mund te reduktoni cmimin e nje apartamenti pergjysme vetem nese do ta ndani ate me dike tjeter. Per kete fillimisht do te duhet konfirmim nga pronari, por te paturit e nje shoku apo shoqe dhome, pra bashkejetesa ne nje shtepi mund te ule ne menyre te dukshme presionin financiar te qerase. Sigurohuni qe ju keni dakortesine e plote me bashkejetuesin duke vene ne pah te gjitha detyrimet paraprakisht.
  • Mendoni thjeshte. Metrat katrote jane pjese sensitive e kerkimit, vecanerisht ne proporcion me numrin e dhomave. Kerkimi i nje studio-je me nje dhome gjumi mund te nenkuptoje heqja dore e nje hapesire por nga ana tjeter mund t’ju kerseje shuma te permuajshme parash. Kerkoni per aq hapesire qe realisht ju duhet per jetesen tuaj dhe kjo varet nga vizitoret, dhe gjerave qe ju ruani. Mund ta kuptoni se nese paguani me pak per nje prone me te vogel mund te jeni me te lumtur.
  • Negocioni. Nese nuk po kerkoni ne nje zone “shume te kerkuar”, shume pronare jane dakort edhe te negociojne. Kerkoni per cmimet e qerave ne zona te ndryshme, per te njejtat komoditete te apartamentit qe ju po kerkoni. Ju mund te ofroni gjithashtu qe te paguani per nje kohe me te gjate ne fillim, p.sh. te paguani dy apo tre muaj ne kembim te nje ulje ne cmim, apo te bini dakort ne nenshkrimin e nje kontrate me afat te gjate.

3. Beni nje kerkese ne Regjistrin e Kredive

Nese ju jeni nje bleres dhe financoheni nga nje institucion financiar, ato bejne kerkime ne Regjistrin e Kredive per te pare nese klientet e tyre potenciale kane detyrime bankare te papaguara dhe si keto detyrime jane paguar ne kohe. Ju mund te perballeni me kontrrolle te tilla. Megjithese keto institucione e bejne kete kontrroll para se t’ju aprovojne, eshte nje ide e mire qe te beni kerkime edhe ju per veten tuaj. Ne kete menyre ju mund te perballeni me cdo kontrroll potencial dhe gabim qe ju mund te gjeni.

4. Filloni kerkimin

Mos e lini “gjuetine” per momentin e fundit. Ky kerkim duhet te filloje rreth tre muaj para dates qe ju duhet te levizni per ne vendin e ri. Shume qeramarres i bejne me dije pronaret e tyre qe do te lirojne shtepine apo apartamentin, e ne shumicen e vendeve qeradhenesit kerkojne te pakten nje njoftim 30 dite perpara dates se largimit.

Nderkohe qe opsionet qe ju kerkoni per hapesiren tuaj jane specifike per ju dhe per menyren tuaj te jeteses, jane disa gjera te cilat jane themelore kur ju kerkoni:

  • Cmimi. Shmangni kerkimin e apartamenteve qe jane jashte buxhetit tuaj. Pronaret shpesh nuk pranojne qe te ulin cmimin e qerase, dhe ju mund te perfundoni duke shpenzuar me teper apo te mbeteni “te zhgenjyer” qe nuk mund te perballoni aparatmentin e endrrave tuaja. Ne vend te ksaj, shkruani me te zeze mbi te bardhe buxhetin tuaj dhe kerkoni brenda ketij buxheti.
  • Transporti. Nese ju aktualisht nuk keni nje makine, kerkoni se cfare transporti publik ka prane apartamenti juaj i ardhshem. Nje apartament mund te kete nje cmim te leverdishem dhe te jete ne nje lagje te mire, por ka larg transportin publik.
  • Komoditet. Gjetja e nje apartamenti i cili eshte i pozicionuar mire, mund ta beje jeten tuaj shume me te rehatshme. Kerkoni per nje vend i cili ka prane punen tuaj, qendrat tregtare, dyqane, transport, dhe komoditete te tjera qe ju ju nevojiten.
  • Siguria. Jo vetem qe apartamenti duhet te jete ne nje lagje te sigurte, por pronaret duhet ta bejne nje perpjekje per t’ju siguruar qe edhe brenda ne shtepi te ndiheni te sigurte. Celesat e duhur ne cdo dere dhe siguria duhet t’ju beje te ndiheni me mire.

5. Mblidhni para per nje pagese te pare (garanci)

Shume pronare kerkojne garanci, e cila zakonisht perfshin qerane e pare dhe te fundit. Ne Shqiperi ende nuk ka filluar te aplikohet nje depozite garanci, ose aplikohet shume rralle (shume pak agjensi e aplikojne tek kliente te huaj) e cila ne shumicen e rasteve eshte nje muaj qera e depozituar e cila perdoret per mirembatjen e te mirave apo riparimeve te ndryshme te shtepise, nese kjo ka nevoje, ndryshe keto para ju kthehen serisht mbrapsht.

Dhe nese ju po kerkoni per nje shtepi me qera eshte mire qe gjate kesaj kohe edhe te kurseni parate per keto pagesa paraprake ne nje llogari banke. Keshtu, ju nuk do te humbisni mundesine e marrjes me qera te apartamentit perfekt, vetem pse ju nuk kishit parate ne gjendje.

6. Pergatisni dokumenta qe mund t’ju duhen

Pronaret e shtepive marrin persiper nje risk financiar nese nuk kontrrollojne cdo kerkues shtepie, keshtu ka nga ata qe bejne kerkime te tyre, ka edhe nga ata qe kerkojne edhe dokumente ekstra. Do te ishte mire qe t’i kishit ato para se te fillonit kerkimin:

  • Leter nga puna. Nje pronar do te deshiroje te dije qe ju jeni i / e punesuar dhe keni mundesi te beni pagesa mujore bazuar ne pagen tuaj. Kjo leter duhet te printohet me te dhenat e kompanise ne menyre qe per cdo verifikim te dhenat te jene te plota. E mira eshte te perfshihen ne leter data e punesimit dhe te firmoset nga nje supervizor.
  • Leter reference. Nje pronar shtepie do te deshiroje te dije se ju jeni nje kandidat i / e mire per te. Nese ju keni marre me qera me perpara, kerkoni nga keto pronare nje leter reference duke shpjeguar se ju keni paguar qerane ne kohe dhe jeni kujdesur per pronen. Nese ju nuk keni marre me qera me pare, kerkoni per letra nga punemarres te meparshem apo njohje qe te konfirmojne se ju jeni i pergjegjshem dhe i ndershem. Sigurohuni qe keto te mos jene nga persona te lidhur me ju.

7. Flisni me qeramarres

Nderkohe qe ju deshironi te beni impresion te mire mbi nje pronar, ju gjithashtu doni qe edhe ky pronar te beje nje impresion te mire tek ju. Menyra me e mire qe ju ta keni kete eshte qe ju te flisni me qeramarres te cilet kane jetuar apo jetojne ne kete prone. Ne pergjithesi, ju po kerkoni per nje pronar shtepie i cili eshte i disponueshem dhe ju fal siguri dhe qe ju ndihmon me probleme mirembajtje sapo ju e kerkoni.

Ky eshte vendi ideal ku ju mund te pyesni per shpenzimet e tuaja ne zone, sidomos nese ju po shpernguleni ne nje lagje qe ju nuk e njihni. Ata persona qe kane jetuar mund t’ju japin ju nje ide te plote per transportin, uje, drita, telefona, internet, argetime, informacion mbi lagjen, sigurine, informacione p.sh. ku mund te ushqeheni, vende specifike dhe sherbimet me te mira lokale.

8. Beni nje rishikim te plote te prones

Mos e firmosni akoma kontraten. Pasi te jeni te kenaqur me apartamentin, vendin, pronarin ju duhet te beni nje shikim te plote te tij. Nese qeramarresit e meparshem kane shkaktuar deme ne apartament apo ka probleme me mirembajtjen mund te ngarkoheni ju me pergjegjesine e shkaktimit te ketyre demeve edhe pse nuk ka qene realisht faji juaj.

Qe te shkoni te pergatitur ju duhet te beni keto gjera:

  1. Ndizni dritat dhe abazhuret me rradhe, shkarkoni tualetet dhe ndizni te gjithe rubinetat me rradhe e shihni nese gjithcka funksionon ne rregull.
  2. Kerkoni nese ka insekte duke pare vecanerisht ne kuzhine dhe tualet. Papastertite jane celesi i vendeve te preferuara per insektet.
  3. Merrni me vete nje karikues telefoni dhe vendoseni ate ne cdo prize per te qene te sigurte qe secila punon.
  4. Nese ka, kontrrolloni alarmet e zjarrit apo te kerkoni per mjetet e sigurise si fikes zjarri ne kuzhine.
  5. Hapni dhe mbyllni, kycni dhe c’kycni cdo dere dhe dritare.
  6. Ndizini te gjitha lehtesirat qe ofron shtepia per t’u siguruar qe ato punojne.
  7. Ekzaominoni dyshemete dhe muret per cdo lloj demtimi qe mund te kene. Tapetet, parketet, linoleumet duhet te inspektohen te gjitha.
  8. Beni foto per cdo problem qe mund te shikoni ne zone te ndryshme me nje kamera dixhitale dhe tregojani keto pronarit te shtepise. Sigurohuni qe t’i ruani keto foto ne nje vend te sigurte ne menyre qe mos te keni probleme me garanci financiare (nese ato do te aplikohen) apo marrjen e qerase se lene peng, duke demonstruar ne kete menyre qe ju nuk keni shkaktuar defektin.

9. Lexoni nga fillimi dhe nenshkruani kontraten

Kontratat mund te jene te ndryshme dhe bazohen kryesisht tek koha dhe termat e saj.

  • Kontrata periodike qeraje te rinovueshme me periudhe te shkurter. Me nje kontrate te tille, pronari i shtepise bie dakort qe situata mund te ndryshoje nga muaji ne muaj, duke ju lejuar juve qe te paguani dhe rinovoni termat cdo muaj. Megjithate keto kontrata, mund te jene me te shtrenjta dhe duke qene se dakortesia eshte cdo muaj edhe pronari rezervon te drejten te shtrenjtoje pagesen cdo muaj. Edhe ne kete rast ju duhet te informoni pronarin 30 dite perara se te ikni nga apartamenti.
  • Nje kontrate me terma fikse. Kontrata me terma fikse me pronarin per nje periudhe specifike kohe e cila mund te jete gjashte mujore, vjecare apo edhe me teper. Ne shumicen e rasteve nese ju do levizni nga ky apartament ju do te paguani me qerane e lene garanci per nje pjese te periudhes se mbetur.
  • Nenkontraktimet si marreveshje me pale te treta. Keto jane kontrata ne te cilat ju deshironi te lironi nje apartament edhe pse jeni nen nje kontrate me pronarin e shtepise dhe keni pergjegjesine mbi apartamentin. Me nje nen-kontrate ju mund te gjeni nje qeramarres tjeter. Kjo kontrate duhet te aprovohet nga pronari.

Ne finale

Edhe pse gjetja e nje shtepie me qera mund te duket si dicka e veshtire, e lodshme dhe qe merr kohe, ne fakt eshte nje leksion pergjegjshmerie. Duke bere “detyrat e shtepise” sic duhet dhe mbledhja e dokumentacionit e informacionit paraprakisht, ju do te dini ekzaktesisht sesa do te shpenzoni dhe cfare te prisni gjate ketij procesi. Pas pergatitjes paraprake, ju do te keni mundesine qe te shpenzoni kohen, ne furnizime apo dekoracione apo me fjale te tjera ne gjerat me argetuese.

Cfare gjerash te tjera do te konsideroni ju me teper para marrjes me qera te nje apartamenti?

 KLIKONI KETU PER TE GJETUR SHTEPINE IDEALE»

 

 

Comments are closed.