Kjo shtepi e shitur per 111,000 $ ne 1987, tani kushton 10 here me shume

Kjo shtepi e shitur per 111,000 $ ne 1987, tani kushton 10 here me shume

Nuk ka qene asnjehere me shtrenjte se sot blerja e nje apartamenti, sidomos nese eshte nje vile me oborr.

Ne muajin Shkurt 2016, u vendos nje rekord per shitjen e shtepive ne kete qytet edhe pse cmimi mesatar u rrit me 11%. Kostot e rritura dhe nje konkurrence e larte mes bleresve bene qe “gjuetia e shtepive” te rritej.

negociata e pare e Agjentit Imobiliar
Agjenti imobiliar Desmond Brown akoma i kujtohet negociata e pare e bere prej tij ne Rrugen Leslie. Ajo ishte vec 111,000$, gati 10 here me lire se sot. (Desmond Brown/Twitter)

Dan Elliott ka kaluar nje eksperience te veshtire ne gjetjen e shtepise se tij te pare. Ka kerkuar per nente muaj dhe kerkimi ende nuk ka perfunduar. Ai tregon per Metro Morning se nje pjese e rendesishme ishte te fshiheshin nga lista kerkesat e vecanta qe shtepia ne shitje duhet te kishte.

“Ne e dime qe nuk po kerkojme nje apartament te vogel, por gjithashtu jam realist te pranoj qe nuk do te gjejme nje shtepi me me shume se dy banjo. Nese edhe ju po kerkoni per kete duhet te hiqni dore, me dhemb ta them por keto jane cmimet per te jetuar ne qytet” – thote ai.

Ne Toronto, 7,621 shtepi dhe prona ndryshuan pronarin, me nje rritje prej 21% e bejne muajin Shkurt 2016 si muaj rekord per transaksionet e shitblerjes se pronave. Me kaq shume bleres qe perpiqen te kapin pasurite e paluajtshme, cmimet vazhdojne te rriten. Ekonomiste dhe analistet kane shprehur shqetesim ne lidhje me perballueshmerine e strehimit ne Tornoto sepse pasurite nuk po perballohen dot me nga persona me te ardhura mesatare.

Problemi me bleresit per here te pare eshte se ata pranojne qe te marrin si risqe duke pranuar kredi te medha dhe garanci te larta, vetem qe te futen ne treg dhe te blejne pronen e tyre.

“Kjo po behet me te vertete e rrezikshme” – thote Elliot. “Ne kemi qene mire me pare dhe e kuptonim sesa mund te shpenzonim e te merrnim borxh ne menyre qe te ishim te kenaqur. Por ky borxh do te na sjelle nje te ardhme te paparashikueshme”

Elliot ka marre oferta te sukseshme per 5 shtepi ne Toronto, ku cmimi mesatar i nje shtepie u rrit me 16% deri ne 1.2 milion $. Presioni mbi cmimet e banesave ne rajonin 905 eshte mjaftueshem i larte dhe rritur mesatarisht me 17% per vleren 816,705 $.

Kjo periudhe shitjesh pati edhe nje efekt mbi listime te reja ne treg, te cilat ishin rreth 11,000 ne zonen GTA (Great Toronto Area – “Toronto e madhe”). Kjo e ka bere Elliott ti duket blerja e shtepise si nje bast me te ardhmen dhe shprehet: “Ne te ardhmen ju do te shihni qe cmimi do te rritet dhe se kjo qe po bej eshte nje investim per afatin e gjate.”

Agjenti imobiliar i Elliott, Desmond Brown, tha se kjo nuk eshte e vecante ne tregun e pasurive te patundshme ne Toronto. Ai shprehet se koha mesatare per gjetjen e nje prone eshte rreth gjashte muaj. Ai ka patur disa kliente te cilet shikojne nga 75 deri ne 100 prona. “Bleresit per here te pare duhet te riskojne pak” – shprehet ai. Ai i pyet klientet nese jane gati te shkojne me tej per cdo vizite, e nese vazhdon te shohe dyshime ai i permend edhe disa pjese Lindore ne Jork dhe Scarborough ku shtepite jane me te lira sesa ne zonat e tjera te qytetit.

Ai edhe tani e kujton shitjen e tij te pare ne Toronto. Nje shtepi e ndodhur ne rrugen Leslie e cila ofrohej me 109,000 $ dhe u ble per 111,000 $. Kjo ishte lufta e tij të parë për ofertim.

Shtepi te tilla te ngjashme ne shitje ne ate zone tani jane te listuara me nje cmim mbi $ 950,000.


Comments are closed.