Keni vendosur te shisni shtepine por ajo nuk shitet?

Keni vendosur te shisni shtepine por ajo nuk shitet?

Vlera e shtepise tuaj
Design i nje shtepie te personalizuar “qe mban ne dore” nje tabele me pyetje

Pronaret tashme po perballen me nje treg te ri. Tregu i shitblerjeve te pronave eshte larg ambicieve te tyre dhe deshires se tyre per ti shitur pronat. Klientet, ne vecanti ato qe kane blere shtepite e tyre brenda pese viteve te fundit, shpesh nuk kane mundesite financiare per te perballuar blerje te tjera. Ato te cilet shesin shpesh perballen me nje kerkese per ulje te cmimeve te pronave dhe e kane te veshtire te justifikojne cmimet e djeshme me realitetin e sotshem.

Shume shites kane shpresen se cmimet e vjetra te shtepive do te kthehen serisht ne treg. Te tjere duket se e kane pranuar tregun, duke lene ambicien pas dhe duke zhvilluar analiza mbi percaktimin e cmimeve te reja.

Edhe bleresit nga ana tjeter kane negociuar duke argumentuar se ne treg ka mundesi te bollshme per ambjente duke bere qe cmimi te ulet.

Ne te dyja krahet eshte e kuptueshme se cmimet e pronave jane variabel dhe keto varen nga tregu lokal me dinamizmin e tij dhe nga vlerat e pronave per atributet qe ato kane.

Ka arsye te forta per te qene me realist tani dhe per te bere levizjen e duhur. Shitesit, duke supozuar qe qellimi eshte blerja e nje shtepie tjeter mund ti japin me teper rendesi normave te ulta te interesit dhe cmimeve te ulta. Ato do te shesin me nje cmim me te ulet, gjithashtu dhe bleresit do te blejne me nje cmim me te ulet dhe per rrjedhoje do te paguajne nje kredi me te lire.

Sigurisht qe perfaqesimi me ane te profesionisteve te shitjes eshte esenciale per problemet qe tregu ka. Rrjete te ndryshme imobiliare te cilet kane edhe kredibilitet te larte shpesh publikohen ne media elektronike dhe marrin nota te favorshme nga klientet bleres dhe keto kompozohen nga eksperte lokale te tregut eksperienca dhe analizat e te cileve gjenerojne rezultate te larta ne kushtet e tregut.

Si eksperte vendore ata ndihmojne ne percaktimin e cmimeve te drejta te tregut duke perdorur pika referimi si, vleresimet e certifikuara te pronave, shitjet e ngjashme dhe njohuri personale per te arritur ne nje vlere te perafert mesatare te tregut. Sot nje shtepi me nje cmim sa te tregut apo pak me te ulet do te terheqe me shume interesin e agjenteve imobiliare apo bleresve nderkohe qe cmimet e larta nuk do te pelqehen fare. Edhe nese shitesit jane dakort te negociojne per cmimin e shtepise me vone, eshte e veshtire qe te kapet serisht interesi.

Shitesit profesioniste zhvillojne strategji te ndryshme marketingu per te shitur nje shtepi. Ato shpesh perdorin banera te jashtem, promocion ne internet, promocion ne gazeta, broshura dhe kane kanele te ndryshme per te marketuar prona.

Pertej ksaj, shitesit keshillojne kushte te tjera te prones te cilat mund te gjenerojne nje kerkese me te larte te tregut, ketu duke perfshire:

Bojra nga ZEUS AL
Foto bojrash nga Zeus-AL.com
  • Paraqitjen e prones. Shitesit nuk duhet te mbeshteten tek imagjinata, ato duhet te terheqin bleresin. Mos harroni se bleresit mund te shohin ne nje dite shtate apo tete shtepi. Ajo qe do te mbahet mend do te jete ajo qe ka me teper drite, me teper hapesira dhe ajo qe jep me teper gjalleri.  Kjo, pa dyshim, do te thote ristrukturim apo eliminim te mobiljeve, pastrimin nga sajesat e teperta per te krijuar nje imazh te parremujshem. Duhet te behet nje kontrroll vizual i shtepise nga jashte dhe nga rruga para se vizita te behet. Ajo duhet te jete “ftuese”, nese ka oborr te jete i pastruar bari dhe me nje dere te lyer me ngjyre te fresket. Nje profesionist agjensish imobiliare mund te jape me shume guide ne kete fushe.
  • Kushtet e shitjes. Edhe nese bleresi eshte i “magjepsur” me ate cka po sheh dhe cmimi i pelqen, nese nuk bie dakort me kushtet e shitjes ai mund te largohet per te pare dicka tjeter. Keshtu, duhet patur parasysh qe kushtet e shitjes jane te rendesishme dhe duhen menduar qe ne fillim qe te mos kene ndikim ne nje shitje potenciale prone.
  • Incentivat apo nxitesit. Stimujt e ofruar bashke me pronen mund te shtyjne shume bleres potenciale qe kane mundesi zgjedhje te zgjedhin shtepine tuaj ne krahasim te tjera. Mund te ofroni nje qilim apo lyerjen e shtepise. Ne qofte se bleresi e di qe ne fillim se nuk do te paguaje per qilimin apo per lyerjen me boje, atehere ai e di qe nuk do te shpenzoje shume ne defekte vizuale. Ju mund te ofroni te beni pagese edhe per inspektime nga vleresues profesioniste pronash apo te zgjidhni te paguani shpenzimet e ndryshme noteriale apo hipotekore qe mund te sjelle transaksioni i shitblerejes.

Ne fakt, tregu imobiliar sjell me shume mundesi per shitesin dhe bleresin te cilet kane problemet e sotshme te tregut. Nje profesionist i kualifikuar i agjensive imobiliare do tju ndihmoje ju qe te gjeni apartamentin apo shtepine e endrrave tuaja.

Comments are closed.