Cfare duhet te shmangni kur paraqisni shtepine tuaj

Cfare duhet te shmangni kur paraqisni shtepine tuaj

Ju mund ta doni shtepine tuaj por kjo nuk do te thote se te gjithe qe vijne dhe e shohin ate ndihen si ju. Cfare per ju mund te jete e bukur per syte e shitesit mund te duket ndryshe pasi ai do ta vendose veten ne pozitat e bleresit te ardhshem potencial.

Shume shites perpiqen te bejne nje sistemim te shtepise vete dhe me kete mund te bejne gabime te cilat kane impakt mbi kerkesen per kete shtepi.

Ketu jane listuar disa nga gabimet me te medha te cilat behen kur pergatitet shtepia per vizite nga nje bleres potencial.

PARA DHE PAS
Ne foto eshte e njejta shtepi para dhe pas pergatitjes se vizites.

1. Marrja shume personale: Paraqitja ka per qellim krijimin e nje ambjenti neutral qe do te pelqehet nga shumica e bleresve. Mos personalizoni hapesiren dhe te krijoni nje ambjent me shume si nje hotel luksoz sesa si nje model shtepie qe te pelqehet nga shumica e personave qe do ta vizitojne. Nuk eshte mire qe ju te perdorni stilin tuaj unik per te krijuar nje kendveshtrim tuajin ne kohen qe bleresit mund te kene kendveshtrime dhe shije te ndryshme.

2. Perdorimi i ngjyrave te erreta: Nese keni vendosur qe paraprakisht te lyeni ju duhet te perdorni ngjyra te kendshme dhe ngjyra te ngrohta, me tonalitet te lehte gri apo blu te lehte apo edhe te gjelber te lehte. Ju do te mahniteni nga transformimi i “veshjes” se ambjenteve me nje boje me te fresket ne shtepine tuaj.

3. Keqperdorimi i ngjyres natyrale: Njerezit duan drite natyrore, keshtu mos mbuloni burimet e dritet me ndonje perde apo orendi te rende sepse demtoni shitjen, vecanerisht ne qofte se shtepia ka pamje atraktive.

4. Mendoni paraprakisht per ambjentet: Madhesia e mobiljeve duhet te jete ne ekuiliber me shkallen e dhomes dhe mobiljet e tjera ne te. Mos harroni se qellimi i mobiljeve kur shitet nje prone eshte per te percaktuar qellimin e dhomes dhe per te treguar se cfare do te pershtatet dhe ku.

5. Largoni kafshet nga shtepia: Ju duhet pervecse te largoni kafshet nga shtepia te pastroni gjurmet e tyre. Pasja kafshe ne shtepi ne momentin e prezantimit do te kishte nje impakt direkt negativ ne shitjen e shtepise tuaj.

6. Neglizhenca e pamjes se jashtme: Njerezit kujdesen per hapesiren e jashtme po aq sa kujdesen edhe per hapesiren e brendshme, keshtu keshillohet te shtoni lule, nese keni nje shtepi me oborr ai duhet te jete i rregullt dhe mundesisht te vendosni nje pajisje per punimin e oborrit pas shtepise.

7. Perqendrimi tek dhoma kryesore: Shpesh njerezit jane te organizuar per te jetuar ne dhoma kryesore si kuzhina, holli apo nje dhome e bollshme e shtepise, por mos harroni qe paraprakisht duhet te pergatisni gjithcka, pra te shetisni ne garazh, bodrum dhe ne cdo ambjent tjeter qe mund te keni ne shtepi.

8. Harresa per ndreqje te vogla: Kur organizoni pritjen ne nje shtepi eshte e rendesishme te siguroni qe te gjitha dritat, facilitetet jane funksionale. Sigurohuni edhe per pjeset hidraulike apo aparatura te tjera qe do te shfaqen gjate prezantimit te shtepise.

Mos harroni, se prezantimi i nje shtepie eshte si nje shfaqje dhe duhet te tregoje te gjitha karakteristikat qe ka prona. Ndaj, sigurohuni qe shtepia juaj te jete ne gjendje te mire dhe te “perdoret” skena per ta nxjerre na pah ate.

Comments are closed.