Cfare duhet te kuptojme mbi inspektimin e shtepise

Cfare duhet te kuptojme mbi inspektimin e shtepise

Nuk e mohon askush se blerja e nje shtepie eshte nje nga sfidat me te medha ne jeten tuaj, por gjithashtu nganjehere ceshtja mund edhe te zmadhohet me shume sec duhet.

Ndersa shtepia qe ju zgjidhni mund te duket e perkryer, ajo mund te fshehe defekte serioze dhe mund ta beje investimin tuaj te kushtueshem ne te ardhmen.

pjeset e shtepise
Ne foto shikohen pjese e ndryshme te nje prone tip “shtepi banimi”

Therrisni nje vleresues pronash. Ai do te beje nje inspektim fizik te struktures dhe sistemeve teknike dhe e sheh pronen me syrin e perspektives. Kjo do te thote qe nese ju mund te shihni dhe te dashuroni bukurine e dhomes se gjumit me parket druri, inspektori do t’ju thote sesa ky parket do te kete jetegjatesi.

Inspektimi i nje prone eshte nje ekzaminim objektiv vizual i struktures fizike dhe sistemeve qe ajo ka, nga themelet deri ne cati.

Vleresuesi do te percaktoje jo vetem gjendjen e prones por edhe do te ndihmoje ne parashikimin e kostove te menjehershme shtese qe mund te mos vihen re nga nje sy i pastervitur.

Inspektimet e pronave tip shtepi banimi, fillojne me nje shume prej 20,000 Leke, ne varesi te madhesise se saj, moshes qe ajo ka dhe gjendjes se pergjithshme. Kjo shume parash eshte nje shpenzim i mire dhe duhet bere nese ju keni seriozisht interesa per nje prone te vecante.

Ekspertet thone se raporti standart i vleresuesit duhet te mbuloje gjendjen e sistemit te ngrohjes se shtepise, ajrit te kondicionuar, ventilimeve, sistemet e brendshme hidraulike dhe sistemeve elektrike. Nese ka cati duhet te inspektohet kulmi, papafingo, dhe izolimi i dyshemeve, muret, tavanet, dritaret dhe dyert. Gjithashtu duhet te inspektohen themeli, bodrumi dhe komponentet strukturore.

Ato e krahasojne inspektimin e shtepise me nje vizite te mjeku juaj. Ne kete rast ai duhet te percaktoje gjendjen e nje prone, te theksoje nevojen per riparime te medha apo te identifikoje defekte qe mund te kerkojne vemendje ne te ardhmen.

Inspektimi do te tregoje aspektet pozitive dhe ngative te nje prone si dhe mirembajtjen qe do te jete e nevojshme per ta mbajtur ate ne forme te mire. Pasi eshte kryer ky vleresim, te dyja palet kane nje kuptim me te qarte te vleres se prones dhe nevojave qe ajo ka.

Duke ditur paraprakisht problemet para blerjes, kjo mund t’ju jape dore qe te negocioni. Nje shtepi ne gjendje te mire mund te kete nje vlere 200,000$ por nese ajo kerkon 20,000$ punime per te zevendesuar drurin e amortizuar ne parket apo punimet e keqija hidraulike atehere cmimi duhet te ulet.

Para blerjes se prones ju gjithmone duhet te beni nje inspektim prone per t’i pare te mirat dhe te kqijat ne sy dhe per te ditur se cka ofron shtepia juaj e re.

Mos harroni, edhe nese shtepia ka nevoje per rregullime, kjo nuk duhet te ndikoje ne vendimarrje te menjehershme negative, pa ditur me pare kostot e tyre. Eshte shume e veshtire te gjenden shtepi te perkryera dhe per sa kohe qe ju do te mesoni vleren e vertete perpara kjo mund te ndryshoje oferten bazuar mbi informacionin. Inspektimi do t’ju jape nje liste te mire te gjerave per t’u bere ne menyre qe jetesa juaj ne te ardhmen te jete me e lehte.

Comments are closed.