Arkivi i pronave » 2017-02-14/2017-02-14

Kerkoj per:
     
Zgjidhni tipin e prones qe po kerkoni:

Buxheti: (€)
 – 

Siperfaqja:
 – 

Lokal ne shitje ne Tirane prane Kisha e Perendise

Në rrugën Hoxha Tahsim, shitet ose jepet me qera ambjent komercial duplex i mobiluar për bar kafe. Prona ndodhet në zonë të mirë populluar dhe është mjaft e përshtatshme për ushtrimin e aktivitetit të Bar-Kafesë dhe jo vetëm. Ambjenti i jashtëm ka verandë të vogël e përshtatshme për 2 deri 3 tavolina. Hapësira e brendshme përbëhet nga dy kate ku në katin e parë është pozicionuar Bari (Banaku), ka një hapsirë me 3 tavolina, depo (magazina) dhe tualeti i ndarë për femra dhe meshkuj. Kati i dytë është i përbërë nga dy hapsira me tavolina në njërin krah të pajisura me karrige dhe në tjetrin të pajisura me kolltuqe. Në mobilim përfshihen gjithashtu sistemi ngrohjes, Aspirimi, videoprojektori dhe sistemi qendror i fonisë. Cmimet si për Shitje ashtu edhe për qera janë plotësisht të DISKUTUESHME!

€ 220,000
140m2
  • Faqe 1 nga 1
Arkivi i pronave