Vile ne shitje ne afersi te Vilave Gjermane
Shitet vilë në rr. Fuat Toptani me sipërfaqe të përgjithshme prej 825 m2 ku 305 m2 jane truall dhe 520m2 godine. Vila është 4-katëshe e organizuar në 6 dhoma gjumi, 4 dhoma ndenjeje dhe 3 banjo. Secili kat ka hapësirën e tij të jashtme dhe eshte i organizuar ne hyrje 2+1 nga kati i pare ne katin e trete ndersa ne katin e kater eshte e organizuar ne hyre 4+1. Kati i parë ka dalje në oborr, kati i dytë dhe i tretë ka dalje në ballkon, ndërsa kati i katërt përveç organizimit në 2+1 ka edhe një papafingo e cila disponon dy dhoma gjumi matrimoniale. Orientimi është nga të gjitha anët, pra lindje, perëndim, jug dhe veri. Vila ndodhet në afërsi të vilave gjermane. Një ndër zonat më të mira dhe të qeta të kryeqytetit, ku të gjitha facilitetet janë të pranishme për një jetë sa më komode. Facilitetet përfshijnë : Shkolla (kopshte/çerdhe, 9-vjeçare, gjimnaz, universitet), farmaci, supermarket, market, komisariatin, transportin publik, etj. Gjithashtu eshte i mundur dhe opsioni i marrjes me qira, cmimi i diskutueshem. Për një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni.